Tragjedia e të burgosurit shqiptar dhe një shtet që vepron “sy për sy e dhëmb për dhëmb”

Postuar në 31 Mars, 2014 10:18

Dje dhe sot shtypi është marrë gjerësisht me rastin e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli i cili pasi ka vrarë një roje të burgut Malandrinos, ka humbur jetën si rezultatet i dhunës së shtruar ndaj tij. Gazeta greke 'To Vima' ka publikuar ekskluzivisht letrën e fundit të shkruar nga Kareli, i njohur në Shqipëri si Kudret Kume. Tronditja psikike duket qartë që kur i burgosuri ia jep pikërisht gardianit që ka vendosur të vrasë. Ai shpreh zemërimin për padrejtësinë për vitet e jetës të humbura në burg dhe paralajmeron se eshte i vendosur te marre nje jete prej atyre qe konsideron pergjegjes per te gjitha ato qe po vuan. Midis te tjerash në letrën që i drejtohet shërbimit të burgut ai shkruan: "Po më mbani këtu brenda kot për kaq kohe, kaq vite vetëm per vjedhje, pa vrarë askënd, përse? Perse nuk me late te shkoj ne shtepi te shoh gjalle nenen time, përse? Jam brenda prej vitit 1997 dhe nuk u ngopët kaq vjet nga jeta ime? Deri tani kam bërë nje burgim të përjetshëm dhe kater vjet te tjera me pune. Me gabimet qe kam bere nuk duhet te denohesha kaq shume dhe perseri me mbani brenda. Keshtu tani jam i detyruar te marr edhe une nje jete nga tuajat...."
Sipas gazetës, që i referohet raporteve te dy mjekeve ligjore, plaget e gjetura ne trupin e të vrarit janë kryer ne kohe të ndryshme.Duket se 42-vjeçari shqiptar ka marrë më parë goditjet ne kraharor dhe me pas jane shkaktuar plaget ne doren e djegur me elektroshok sipas disa informacioneve ende te pakonfirmuara. Ende nuk behet e qarte ne se shumica e plageve jane marre ne burgun e Malandrinos apo në rajonin e policisë së Iteas ku ai ka qendruar para se të transferohej fshehurazi në burgun e Nigritës në Serres. Nga ana e tyre, familjarët e Karelit në Zhupan të Fierit, ku u krye ceremonia mortore, deklarojnë se plagët e shkaktuara nga grekët në trupin e viktimës, ishin shumë më të mëdha e serioze nga sa deklaroi pala tjetër. “Ai vrau dhe duhej të dënohej, por jo të vritej”, thonë të afërmit.

 

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>une nuk dua te aludoj por te supozojme se ky ka qene fajtor si thote pala greke. Cfare do te ndodhte nese nje i burgosur grek vritet ne menyre aq brutale.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.