Ministri i Jashtëm turk: Bordi i Gazës mund të mbledhë deri në 30 shtete

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka deklaruar në një intervistë televizive, se Bordi i Paqes për Gazën, i krijuar nga presidenti amerikan, Trump, mund të përfshijë deri në 25-30 anëtarë.
Deri në këtë pikë vendet që i janë bashkuar Bordit, po presin që Gjermania të kryejë procedurat përkatëse. Vende të caktuara kanë kërkuar kohë shtesë. Mendoj se rreth gjashtë apo shtatë vende do të bashkohen eventualisht dhe numri i pjesëmarrësve do të rritet. Me fjalë të tjera, numri total i pjesëmarrësve mund të shkojë në 25-30. Deri më tani jemi 19
ka thënë ai.
Gjermania ka pranuar pjesëmarrjen në Bord por kancelari Merz ka bërë të qartë se Berlini nuk mund të pranojë strukturën aktuale qeverisëse të propozuar.

Add new comment