Pasaktësitë qesharake të Daily Mail për Sazanin dhe acarimi i drejtë i lexuesve të Respublica-s

Postuar në 31 Mars, 2014 08:28

Lajmi i botuar nga tabloidi britanik Daily Mail mbi mundësinë e helmimit nga gazi mustard të marinsëve britanikë në ishullin e Sazanit, teksa niset të përçohet si “skandal”, në fakt ka pasaktësi skandaloze. Fakti që Respublica e pasqyroi pa ndërhyrje këtë njoftim, ka sjellë reagimin e lexuesve. Me të drejtë, por nga ana tjetër qëllimi ishte të tregohej se raportime sipërfaqësore e qesharake gjen rëndom edhe në media perëndimore, aq më tepër në gazeta që marrin përsipër material për të cilat s’kanë as këllqe, as informacion. Teksti është shkruar nga korrespondenti i mbrojtjes Mark Nikol, i cili së pari s’ja ka idenë e hartës së Ballkanit, përderisa fut Malin e Zi në Republikën e Shqipërisë; së dyti ka formim të mangët historik dhe shkon e shkruan se sovjetikët janë larguar nga Shqipëria në vitet 80-të (?!), së treti nuk e di se Sazani ka qenë i banuar vazhdimisht deri në fillim të viteve 90-të. Dhe së fundi, pasi shkruan çfarë i do qejfi, hedh dyshimin se mbase nuk e ka fajin gazi mustard për helmimin e marinsave britanikë, por një bimë helmuese që rritet në ishull.

Kështu ndodh kur një gazetë e specializuar në thashetheme rozë, bën kompetenten edhe në fusha që janë krejt jashtë sferës së saj.

 

a.k    

Comments

Submitted by alidemsi (not verified) on

<p>Epo mire atehere, perse e botoni ne ate forme... Ky komenti ketu do te ishte i mjaftueshem per te mos nxitur zemeraten e njerezve... fajin e keni vete....</p>

Submitted by RP (not verified) on

<p>nuk ishte keq si lajm...hahahahaaaa,biles ne Sazan kane jetuar per shume kohe dhe UFO-t,por e lane ishullin kur mesuan se deti ishte me kripe.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.