Obama i kërkon Rusisë të tërhiqet, Putin: "Krimeja" është test për ushtrinë ruse

Postuar në 28 Mars, 2014 11:29

Presidenti amerikan, Barack Obama i ka kërkuar Rusisë “të tërheqë trupat e saj” nga kufiri me Ukrainën dhe të ulë tensionet. Rusia besohet se ka përqendruar forca të shumta ushtarake afër kufirit me Ukrainën, në pjesën lindore.

Obama ka thënë për CBS News se, kjo mund të jetë “një përpjekje për të frikësuar Ukrainën, ose Rusia mund të ketë plane shtesë.”

Rusia ka aneksuar gadishullin e Krimesë nga Ukrainës, pas një referendumi për bashkimin e saj me Rusinë. Por, OKB e ka cilësuar të paligjshme një veprim të tillë.

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka personelit ushtarak të mbledhur në Kremlin këtë të premte se ngjarjet e fundit në Krime janë “një test serioz” për ushtrinë ruse.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.