Edhe njëherë me ethet e statistikave. Drejtori i Shërbimit të Punësimit deklaron rritje të punësimeve

Kryeministri aktual Edi Rama ka disa kohë që preferon të artikulojë si arritje numrin e të punësuarve në këto pak muaj që ai drejton qeverinë. Flitet për 1090 të punësuar vetëm nga Zyrat e Punës dhe një fakt të tillë e konfirmon edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genci Kojdheli në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Madje Kojdheli shton se në Qendrat e Trajnimit Profesional po regjistrojnë 10-fishim të aplikantëve që arrijnë 200-300 në muaj. Për Kojdhelin, por edhe Ramën, është konsideruar arritje edhe hapja e Zyrave të Punës në mbarë vendin. Edhe brenda numrit 1090 ka një shtrirje gjeografike si në Vlorë, Durrës dhe Tiranë. Ajo që bie në sy në këtë përpjekje për të imponuar shifra optimiste në këtë drejtim është jo vetëm efekti që ende nuk ndihet i këtij sezoni punësimi, por edhe fakti se sipas gjasave e gjitha kjo do të përfundojë me një numër të përgjithshëm në fund të vitit, i cili mandej do të çojë në reduktim të fondeve për asistencën sociale. Nga ana tjetër rritja e rolit të Zyrave të Punës dëshmon për mosfunksionim të tregut. E sigurtë është se shifra 300 mijë me siguri nuk lidhet vetëm me këtë praktikë punësimi, por edhe me investimet.
http://www.ata.gov.al/kojdheli-shumefishohet-numri-i-te-traj...
s.z
Add new comment