Thaçi për Reuters: S’kemi kërkuar kurrë të braktisim një vend dhe t’i bashkohemi një vendi tjetër (?)

Postuar në 27 Mars, 2014 13:50

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për “Reuters”, ka folur për krahasimin e Krimesë me Kosovën.

Rusia duhet të ndalojë së përdoruri çështjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia për të justifikuar inkursionin në Krime sepse këto dy raste nuk mund të krahasohen, thotë Thaçi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kritikuar vendet perëndimore për atë që ai e quan hipokrizi, duke thënë se ata kanë mbështetur të drejtën e Kosovës për vetëvendosje dhe pavarësi nga Serbia, por tani i mohojnë të drejtën Krimesë për t’u shkëputur nga Ukraina.

“Në asnjë rrethanë çështja e Kosovës nuk mund të krahasohet me rastin e Krimesë. Kosova është një rast unik. Komuniteti ndërkombëtar ndërhyri pas gjenocidit serb”, tha Thaçi për “Reuters”.

“Ne kurrë nuk kemi kërkuar të braktisim një vend dhe t’i bashkohemi një vendi tjetër”.

Ai ka shtuar se, “përpjekjet për ndryshimin e kufijve dhe aneksimin e territorit nga një vend tjerr është një sjellje e gabuar që mund të lërë pasoja për të gjithë botës”.

“Reuters” me tej shkruan se, Thaçi shihet sot si një lider pro-Perëndimor në Kosovë, që ka mbështetje nga Uashingtoni dhe shumica e kryeqyteteve të Evropës. “Vendi i izoluar i Kosovës që ka një popullsi prej 1.7 milionë banorë, mbetet një nga vendet më të varfra në Evropë me nivelin më të lartë të krimit dhe korrupsioni që mbajnë larg investitorët e huaj”, përfundon shkrimi i agjencisë prestigjioze të informacionit.

Një deklaratë e tillë e Thaçit në fakt bie në kundërshtim me zërat në Kosovë që kërkojnë bashkimin me Shqipërinë. Vetëvendosja është një nga partitë politike që e ka në program bashkimin e kufijve dhe për këtë çështje kërkon referendum dhe shfuqizimin pikës në Kushtetutë që ndalon një gjë të tillë.

http://www.reuters.com/article/2014/03/27/us-ukraine-crisis-kosovo-idUSBREA2Q14V20140327

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.