Tonë me mollë e qepë kalben për mungesë magazinimi. Ç’bëhet për “stimulimin e fermerit”?

Në pamje të parë bëhet fjalë për një lajm rutinë, për vetë periodicitetin e përsëritjes së tij. Edhe këtë vit, sasi shumë të mëdha të mollëve dhe qepëve të prodhuara nga fermerët e zonës së Korçës po kalben për shkak të mosgjetjes së tregut për shitje, por edhe për mungesë të kapaciteteve magazinuese.
Fermerët thonë se tregtarët preferojnë të marrin prodhimet nga Kosova dhe Maqedonia, duke bërë që prodhimet e tyre të ngelen stok dhe për pasojë të dëmtohen. Sipas gazetës Shqip, tonelata të tëra me patate ndërkohë janë hedhur në këto fshatra, ku mungon një linjë e ambalazhimit apo një sistem tregtimi për këto prodhime.
Fermerët vetë duket se e kanë të pamundur që të bëjnë ambalazhimin apo konservimin e prodhimeve të tyre. Ndërkohë që në këtë zonë që ka prodhimtari të lartë, kapacitetet magazinuese janë shumë të vogla. Histori e përsëritur kjo e prodhimeve të flakura në lumë, ndërkohë që me fjalë qeveritë thonë se do stimulojnë bujqësinë.
a.k
Add new comment