Thirrja e Le Pen: Euroskeptikë të të gjitha vendeve, bashkohuni

Postuar në 25 Mars, 2014 09:13

“U bëj thirrje të gjitha forcave euroskeptike të Europës të krijojnë aleancë në mbrojtje të shteteve-komb, për rikthimin e demokracisë, sovranitetit të popujve dhe të identiteteve kombëtare” është apeli që ka bërë liderja e Frontit Nacional(Front National) Marine Le Pen e intervistuar nga agjencia e lajmeve ANSA.  Apeli i bërë menjëherë pas suksesit të arritur nga kjo forcë politike në zgjedhjet administrative në Francë,vjen vetëm pak para zgjedhjeve për Parlamentin Europian, të planifikuara për t’u mbajtur në muajin maj.  

Më tej, Le Pen është shprehur që forca e saj politike ( që kategorizohet si e djathtë ekstreme) nuk është më vetëm një parti “kundërshtuese” por një parti që është e gatshme që të marrë përgjegjësi qeverisëse, nga komunat e vogla deri në pallatin presidencial. Gazetat franceze kanë dalë pak ditë më parë me tituj si “Termeti Le Pen” apo “shuplakë fytyrës” për të dëshmuar rritjen e paparashikuar të kësaj force në Francë. Ekstremistët e djathtë të Frontit Nacional (FN) të cilët në shumë komuna nuk kandiduan, arritën në rang vendi një rezultat prej 4,7 për qind kur vetëm para 6 vitesh kjo forcë mbeti në raundin e parë nën nivelin 1 për qind.

Rezultati i arritur nga Le Pen ka sjellë mjaft diskutime rreth përfaqësimit që vendet europiane do të kenë në Parlamentin Europian.  Në Itali, një forcë ekstremiste tjetër si Lega Nord ka deklaruar se “ajo që ndodhi në Francë është vetëm një “shijim” i vogël e asaj çfarë pritet të ndodhë në zgjedhjet  europiane”.

Për më shumë: http://www.linkiesta.it/euroscettici-di-tutta-europa-unitevi

 

k.k

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.