Shefi i Shtabit gjeneral Bazo i drejtohet Gervenit: Urdhri zbatohet, nuk diskutohet. I ke ulur dinjitetin vendit

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka ndwrhyrw sot ndaj qëndrimit të Kundëradmiral Kristaq Gervenit, i cili nuk ka zbatuar urdhërin e ministres së Mbrojtjes për të lënë detyrën. Me anë të një deklarate për mediat FA i kujtojnë ushtarakut Gerveni se urdhëri nuk diskutohet, por zbatohet, përndryshe në rastet e mosbindjes ai përbën një kundravajtje penale. FA drejtohen nga gjeneral majori Jeronim Bazo, ish-këshilltar ushtarak i presidentit Bujar Nishani. Ja dhe deklarata e plotë e Forcave të Armatosura:
“Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura (SHPFA) të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me komentet e bëra nga Kundëradmiral Kristaq GERVENI në ndonjë media të vendit, për moszbatimin e urdhrit administrativ të Ministrit të Mbrojtjes “Për dorëzimin e detyrës dhe kthim në atdhe”, shprehet se, zbatimi i urdhrit “nuk diskutohet, por zbatohet me shpejtësi dhe përpikmëri”, kjo sipas pikës 5.2.2, neni 2, kreu V, i Rregullores së Jetës së Brendshme të Forcave të Armatosura, miratuar me urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes Nr.1821, datë 09.11.2011.
Nga çdo ushtarak i Forcave të Armatosura, pavarësisht gradës që ai mban, natyrës dhe përmbajtjes së urdhrit (përveçse kur urdhri bie dukshëm ndesh me Kushtetutën e Republikës), pritet marrja, sqarimi, zbatimi dhe raportimi për zbatimin e tij, ndërkohë eprori i tij është përgjegjës për urdhrin e dhënë dhe pasojat që sjell zbatimi i këtij urdhri.
Rikujtomë se rastet e mosbindjes ose moszbatimit të urdhrit nga ushtaraku, i cili është i detyruar t’i zbatojë e respektojë ato, përbën kundravajtje penale, ndërkohë që rasti në fjalë ul figurën e ushtarakut dhe përfaqësimin dinjitoz ndërkombëtar të ushtarakëve tanë në strukturat e Aleancës. Për ushtarakun në fjalë, eksizton edhe një praktikë tjetër disiplinore, ku Shtabi i Përgjithshëm, në zbatim të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, ka ndërmarrë propozimet dhe masat përkatëse. Urdhri administrativ për dorëzimin e detyrës dhe kthimin në Atdhe nuk cenon kompetencat e presidentit të Republikës por thjesht rregullon marrëdhëniet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit pasi Gervenit i ka mbaruar afati 3 vjeçar i qëndrimit në këtë detyrë”.
a.k
Add new comment