Obama: Aneksimi i Krimesë, shenjë dobësie e Rusisë. “Analogjia me Kosovën, krejt pa lidhje”

Postuar në 25 Mars, 2014 11:41

Presidenti amerikan Barack Obama i ka dhënë vulën debatit të analogjisë mes Kosovës dhe Krimesë. Për të, krahasimi është absolutisht pa asnjë kuptim. “Kur dëgjoj analogji me Kosovën ku kishte mijëra njerëz që po masakroheshin nga qeveria e tyre, është një krahasim që absolutisht nuk ka kuptim”, ka thënë Obama në një konferencë në Hagë të Holandës, ku po mbahet Samiti bërthamor të sigurisë. Obama ka thënë se është e rëndësishme që të gjithë ta kenë të qartë dhe të heqin justifikimet e mundshme për veprim e mundshme të Rusisë, transmeton AFP. Qëndrimi i Rusisë karshi fqinjëve të saj është shenjë e dobësisë, sipas Presidentit amerikan. "Rusia është një fuqi rajonale që po kërcënon disa nga fqinjët e saj të parë, jo nga forca por nga ligësia”, u ka thënë Obama gazetarëve. “Edhe SHBA-të kanë ndikim tek fqinjët e vet. Por ne nuk kemi nevojë t’i pushtojmë në mënyrë që të kemi marrëdhënie të fortë bashkëpunuese me ta”, ka thënë Obama.

Për Presidentin Obama, fakti që Rusia ka ndërhyrë ushtarakisht në Ukrainë, duke shkelur ligjin ndërkombëtar, tregon më pak ndikim të këtij e vendi e jo të kundërtën.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.