Një tjetër referendum jolegjitim. Gjykata Kushtetuese e Spanjës i thotë “jo” referendumit të parashikuar në Katalonjë

Postuar në 25 Mars, 2014 14:16

Duket se referendumi i Krimesë nuk është i vetmi të cilin Perëndimi e ka shpallur ilegjitim. Sot agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se edhe Gjykata Kushtetuese në Spanjë ka hedhur poshtë si antikushtetues atë që konsiderohet si deklaratë sovraniteti nga ana e Katalonjës, adoptuar nga autoritetet e këtij rajoni vitin e kaluar. Vendimi ka rëndësi, pasi presidenti i Katalonjës Artur Mas kishte premtuar referendum për shkëputje në datën 9 nëtor të këtij viti. Madje sipas tij, nëse kjo rrugë mbyllet, atëherë karta e pvarësimit do të përdoret në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2016. Po kështu edhe Londra zyrtare nuk e ka pritur mirë procesin e pavarësimit të Skocisë, duke kërcënuar me masa financiare. Të gjitha këto lëvizje që krijojnë idenë, formalisht paradoksale se Perëndimi që i përmbahet demokracisë si sistem, po kaon në anën e atyre që nuk njohin të drejtat, ndërkohë që Rusia me Krimenë vihet në një pozicion të kundërt.  Kuptohet kjo nëse problemi i Krimesë mbetet i vetëm dhe çështjet e tjera të nxehta, si Çeçenia p.sh nuk riaktivizohen.

http://www.reuters.com/article/2014/03/25/us-spain-catalonia-idUSBREA2O1...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.