“I sëmuri” i Europës...

“Franca është i sëmuri i Europës”. Kështu e përkufizon në një analizë në “Reuters” John Lloyd vendin e kulturës së kontinentit. Fraza buron nga përcaktimi i Car Nikollës I për Perandorinë Osmane, por Lloyd kujton se atë e kanë patur edhe vende të tjera. “Në vitet ’70 ishte Britania e Madhe, në vitet ’90 ishte Gjermania në betejën e riunifikimit. Italia me rritjen e ulët dhe borxhin e madh ka patur fatin ta ketë këto vite, kështu Greqia dhe Portugalia. Sot e ka radhën Franca”, shkruan Lloyd. Por nga çfarë “vuan” Franca e lavdishme? “Në kohën kur shumë ekonomi të tjera europiane po dëshmojnë shenja rritjeje, në Francë ndodh e kundërta”, shkruan Lloyd. Është një sëmundje që ka tërhequr vëmendjen e medias franceze, por që me sa duket edhe atë të votuesve, të cilët i kanë dhënë Le Pen-it një sasi të konsiderueshme votash, 7%. Shpresa është te një ringjallje, në mos rilindje e mendimit politik në Francë dhe shpresë për këtë, paradoksalisht e jep sfida që po vjen nga ekstremet si Fronti Kombëtar.
http://blogs.reuters.com/john-lloyd/2014/03/26/france-is-the...
s.z
Add new comment