“Dueli” gjyqësor Balla-Malltezi. Reagon ky i fundit: “Palo njeri, pa burrëri”

Jamarbër Malltezi, i përfshirë në listën e akuzave nga PS-ja dikur në opozitë, aktualisht është palë ndërgjyqëse me deputetin socialist Taulant Balla. Sot, Malltezi
Ka shpërndarë një e-mail shkak i të cilit është bërë kërkesa e Ballës për të shtyrë seancën gjyqësore në Apel. Përmbajtjen e e-mailit po e përcjellim të plotë, ‘bruto’, meqë ai është në të vërtetë një njoftim për shtyp.
“Mashtruesi Taulant Balla, i certifikuar nga gjykata e hkalles se pare si shpifes i paguar nga rama, i frikesuar nga perballja me te verteten, kerkoi shtyrjen e séances se djeshme ne gjykaten e apelit. Pas shpifjeve ndaj meje dhe shume te tjereve sipas cytjes se Edvin gojepisit, dhe pas shpalljes fajtor per shpifje nga gjykata e shkalles se pare, Balla tani po perpiqet te shtyje gjykimin ne apel. Para nje muaji genjeu trashe gjykaten e Apelit kur kerkoi shtyrjen e seances me pretendimin se ishte i zene ne komisionin parlamentar te sigurise kombetare ndonese qe ai komision nuk ishte mbledhur fare prej shume javesh. Tani gjen pretekse te tjera per shtyrje si nje frikacak I trishte. Palo njeri pa burreri, matrioshka e padronit te tij te zvetenuar, qe nuk ka guxim te perballet me te verteten ne nje salle gjyqi, shpreson t’i shpetoje procesit permes marifeteve, por nuk ndryshon dot ate qe ai eshte ne thelb: i paburre, gojepiset dhe shpifarak si shefi i vet qe e ka per model”.
s.z
Add new comment