Perëndimi i bashkuar në sanksionet kundër Rusisë. Obama në Bruksel: “Rusët do kuptojnë që nuk ka siguri nga përdorimi i forcës”

Lëvizja e Rusisë në Krime mund të ketë provokuar një afrim cilësisht të ri të hapësirë atlantike. Presidenti amerikan, Barak Obama ka qenë sot në Bruksel në takime më liderë europiane ku edhe ka folur specifikisht për situatën në Ukrainë. “Rusët do ta kuptojnë se nuk kanë për të arritur siguri, progres dhe status përmes forcës brutale”, ka thënë Obama, duke paralajmëruar se Perëndimi nuk do të rrijë duarkryq. Ai ka bërë të ditur se aktualisht, nëse Rusia vijon me inkursione të reja në Ukrainë, sanksionet do të thellohen duke mbajtur gjithnjë një derë të hapur për diplomacinë.
http://www.bbc.com/news/world-europe-26746106
s.z
Add new comment