Menduh Thaçi ndihet i sigurt: “300 mijë shqiptarë e myslimanë do të ma mundësojnë që unë t'i them këtij vogëlushit: Ik pak Ali!”

Fushata në Maqedoni po nxjerr në pah disa probleme jo të vogla. P.sh ish-ministri i Jashtëm, Antonio Miloshovski, ka akuzuar BDI-në e Ali Ahmetit se me qëndrimet e veta po e çon vendin drejt federalizmit. Nga ana tjetër, të djahtët maqedonas po flasin për kapjen e një shumice që lejon rishikimin e Marrëveshjes së Ohrit. Gjerogjevski flet për përfshirje dhe integrim etnish, kurse partitë shqiptare si zakonisht shkëlqejnë në hiletë që i bëjnë njëra-tjetrës. Mediat shkruajnë se e kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi është takuar në një restorant me Sasho Mijallkovin, drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. Thaçi ka deklaruar se do të jetë në qeveri me Gruevskin. Por Mijallkov qenka takuar edhe me numrin dy të qeverisë, BDI-stin Musa Xhaferi. Çfarë po ndodh dhe si po lëviz koniunktura maqedonase? Ka vërtet tensione, apo luhet teatër? Janë pyetje që duhet të presin zhvillimet elektorale që të marrin përgjigje, por Menduh Thaçi ndihet i sigurt, si për zgjedhjet e presidenciale, ashtu edhe për ato të përgjithshme. "Kam besim të madh në angazhimin tuaj dhe pyes se pse gjithë ky siklet i madh te BDI- ja? Frika është se definitivisht, PDSH-ja në këto zgjedhje, me kandidaturën e profesor Iljaz Halimit dhe me kandidatët që i kemi për deputet, do ta marrim mandatin, për ta përfaqësuar ashtu siç duhet kombin shqiptar këtu. Të jeni të bindur se më 13 prill, 99 % e punës kryhet. 300 mijë shqiptarë e myslimanë që do të votojnë Iljaz Halimin, do të ma mundësojnë që unë t'i them këtij vogëlushit, ik pak Ali", ka thënë ai në një takim me banorët e Studeniçanit në Shkup.
http://almakos.com/lajme/maqedoni/46119-thaci-me-300-mije-vo...
s.z
Add new comment