Sherr për pronat në familjen mbretërore serbe. Princi Vladimir kundër princit Aleksandër. Edhe Auditi Shtetëror ngre akuzën për shpërdorim fondesh

Familja mbretërore e Serbisë, Karagjorgjeviçët po përjetojnë një grindje për sa i përket aseteve të trashëguara. Gazeta “Blic”, njofton se princi Vladimir akuzon princin e kurorëzuar Aleksandër II se ka uzurpuar kompleksin në Dedinje. Sipas Vladimirit anëtarët e tjerë të familjes nuk lejohen që të kenë të drejta në asetet e familjes. Po kështu deri më sot, 11.5 milionë euro i janë paguar zyrës së Princit të Kurorëzuar, nga të cilat 8 milionë nga buxheti i shtetit. Por sipas auditit shtetëror këto shuma nuk janë përdorur për qëllimet e deklaruara. Sipas princit Vladimir, Aleksandri nuk u lejon anëtarëve të familjes që të përdorin asetete përbashkëta, ndërkohë që këtë gjë ia lejon familjes së gruas, proncesësh Katerina Batis.
http://english.blic.rs/Society/10299/The-Karadjordjevices-at-war-over-money-and-White-Court
s.z
Add new comment