“GSh” citon analizën e Qendrës Kombëtare të Sigurisë: Krimea mund të përsëritet në Kosovë përmes një sulmi nga Serbia

Postuar në 27 Mars, 2014 02:58

“Gazeta Shqiptare” hapet sot në titull kryesor me një opsion të analizuar nga Qendra Kombëtare e Sigurisë, që është në varësi të ministrit të Mbrojtjes, sipas të cilit kriza në Krime, eventualisht mund të prodhojë nj sulm të Serbisë në Kosovë. “GSH” i ka lënë dy faqe analizës që e shoqëron me një lajm të shkurtër ku thuhet se edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u ka dërguar e-mail ambasadorëve ku u kërkon informim mbi çdo reagim për Krimenë. “Serbia mund të marrë shkas nga ekspansioni rus për të planifikuar sulme në Kosovë”, shkruan “GSH”. Nuk dihet pse reaksioni në Ukrainë duhet kërkuar në Kosovë, ndërkohë që vetë Serbia është e angazhuar në një proces bisedimesh të cilat i kanë dhënë një rezultat që ajo e ka pranuar

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.