Seanca plenare rinis me akuza personale. Largimet nga administrata, tema e diskutimit

Seanca parlamentare e sotme ka nisur sërish me akuza dhe gjuhë të rëndë. Shkak formal është bërë çështja e largimeve nga administrata. Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Admiistratën Publike, Milena Harito ka hedhur poshtë akuzat e opozitës, duke theksuar se kjo e fundit po bën demagogji. Përndryshe do të sillte në Kuvend lista të sakta. “Flisni për 7 mijë vetë të larguar, unë ju kam kërkuar nga dalin këto të dhëna. Partnerët ndërkombëtarë ju kanë kërkuar listat. E gjithë kjo është vetëm një demagogji, këto të dhëna nuk ekzistojnë”, tha ajo. Përgjigja nuk ka munguar të vijë, sigurisht nga ish-kryeministri Sali Berisha që ka preferuar të zbardhë skemën e marrëdhënieve fisnore dhe miqësore të ministres me kryeministrin. “Qytetarët janë të shqetësuar kushërirë kur shohin ty ministre, kur shohin Bledi Çuçin ministër pa asnjë meritë mbi tokë. Kur shohin burrin e Linda Bashës kryetar bordi, kur shohin kushëririn tënd të parë drejtor të MEICO-s. Ja zonja kushërirë se si të mblidhen të gjitha ty. Ju përbëni gjysmën e qeverisë si familje. Ti meritën e vetme që ke është se je kushërirë Koleka. A ka ndonjë figurë më të keqe që mund të bëjë një zonjë të përgojojë këtu punonjës të nderuar të administratës me urrejtjen klasore të shpirtit të zi të Spiro Kolekës. Emërimet sot i bën vetëm Olsi. A e di sa paguhet Olsi në ditë. Kjo me kushëririn e vet ka përpunuar doktrinën e dezinfektimit të administratës, e denjë vetëm për nazistë. Doktrinë çnjerëzore, nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë”, tha Berisha. Këtu është për t’u mbajtur shënim se në përgjithësi ish-kryeministri nuk e lidh betejën e tij për administratën me asnjë nga ministritë që mbulohen nga LSI-ja.
s.z
Comments
Eshte e qarte perse Saliu nuk

Eshte e qarte perse Saliu nuk merret me minstrite e LSI. Se shpejti do te jene ne Qeveri se bashku......

Vazhdoni rripeni

Vazhdoni rripeni Shqiperine,te dy krahet, dhe ne prape do ju votojme.

Ne jemi pjestare te krimeve tuaja me voten tone.

Mjere,Shqiperia!

Harito flet per demagogji me

Harito flet per demagogji me numrat por harron se edhe ajo beri te njejten gje kur shpalli disa shifra jo reale te te pushuarve nga puna ne administraten shteterore. Berisha mund te jete edhe i rende ne gjuhe, por ama Harito nuk duhej ta kishte provokuar mbi nepotizmin kur vete qeveria eshte e katandisur si mos me keq, per te mos folur mbi emerimet nepotike ne krye te istitucioneve te ndryshme.

Ne kuadrin ligjor aktual e duke pasur parasysh vendimin e Gjykates Kushtetuese eshte qeveria ajo qe po vepron ne kundershtim me ligjin dhe kete e ka pranuar edhe Harito.

Add new comment