Një apel për stabilitet në Maqedoni, ish-kryeministri Gjeorgjevski: “Nuk mund të ketë qeveri pa shqiptarët”

Ish-kryeministri maqedonas Lubço Gjerogjevski ka dalë kundër mesazheve elekorale dhe lojës që po udhëheq në zgjedhje e dajthta maqedonase. Sipas tij edhe sikur VMRNO-DPMNE të fitojë të gjithë mandatet e Parlamentit, sërish “nuk mund të ketë një qeveri pa shqiptarët, sepse Maqedonia duhet të vazhdojë të jetojë edhe pas zgjedhjeve”. Kjo qasje i kundërvihet asaj të orientuar në heshtje nga partia e Gruevskit në mjediset e së cilës ekziston edhe idea e rishikimit të Marrëveshjes së Ohrit. Vetë Gjeorgjevski ka hyrë në garë me moton “Evropë tani”, duke u shfaqur si aktor më konstruktiv në skenën maqedonase, aktualisht e sugjestionuar nga ndarja etnike, por edhe nga çështjet ndërkombëtare të cilave as Perëndimi nuk ka qenë i aftë t’u japë zgjidhje.
http://ina-online.net/maqedoni/41226.html
s.z
Add new comment