Edhe kjo javë duket se do të ikë pa takim. PD-ja përsërit kushtet e veta për mazhorancën

Postuar në 26 Mars, 2014 14:38

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është ripozicionuar sot rreth ftesës së kryeministrit për t’u takuar. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Basha ka folur për nevojën e një dialogu serioz dhe të vërtetë, që mund të lindë vetëm nëse shumica tregon vullnet për normalizimin e situatës institucionale në vend. “Mazhoranca duhet të tërheqë fare nga axhenda e Kuvendit, dhe jo t’i shtyjë, projektet e tyre arbitrare për Nëpunësin Civil dhe AMA-n. Opozita e refuzon me përbuzje lojën me shtyrje në formën e karrotës apo shantazhit të çdo projekti që bie ndesh me natyrën konsensuale të projektligjeve dhe ligjet në fuqi të miratuara më parë dhe Kushtetutën. Mazhoranca duhet të  heqë dorë  në mënyrë të qartë e përfundimtare nga sulmet kundër institucionit të Presidentit të Republikës dhe institucioneve të pavarura, të tërhiqen nga marrja arbitrare e kompetencave të Presidentit si në  rastin e shkarkimit të kreut të ILDKP-së. Të kthejnë normalitetin ligjor në këtë institucion. Të ndalin revanshin e tyre ndaj institucioneve e pavarura dhe kushtetuese me qëllim për t’i vënë nën thundrën politike ose përmes ndërprerjes antikushtetuese të mandateve të tyre ose përmes intimidimit”, ka thënë Basha. Nëse shihet me kujdes, pas shqetësimeve parimore të opozitës, mund të lexohet taktika e kushteve që zakonisht opozitat aplikojnë në Shqipëri. Ndërkohë Top-Channel shkruante sot se refuzimi i Bashës lidhet edhe me shmangien e përdorimit të takimit si element për kurimin e imazhit nga kryeministri, që më 1 prill udhëton drejt Berlinit.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.