“Tërmetet” e Zharrëzës, prokuroria pushon hetimet. “Nuk kemi aparatura”

Postuar në 27 Mars, 2014 03:10

Tërmetet e Zharrëzës, ose më qartë lëkundjet e ardhura nga kërkimi i naftës në këtë zonë, mbetet pa një përgjigje zyrtare. Kjo pasi siç njofton gazeta “Shqip” prokuroria ka pushuar hetimet për këto lëkundje, të cilat janë denoncuar nga banorët e Zharrëzës si të provokuara artificialisht nga kërkimet e kompanisë “Bankers Petroleum”. Arsyeja e pushtimit të  hetimeve është se prokuroria nuk disponon aparaturat e nevojshme për të provuar nëse këto lëkundje janë artificiale. Ndaj edhe banorëve nuk u mbeten vetëm dy rrugë: ose të çojnë çështjen në Strasburg, ose të zhvendosen deri sa të shterojë nafta. Ndërkohë në media janë publikuar disa artikuj nga specialistë të fushës që argumentojnë se lëkundjet janë artificiale si pasojë e teknologjisë së përdorur.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.