Rama bën mea culpa, dhe u drejtohet deputetëve të opozitës: E shkela etikën; u bëra si ju

Postuar në 27 Mars, 2014 05:53

Në seancën e sotme parlamentare, Rama ka bërë një mea culpa. Reagimi i publikut lidhur me atë që ndodhi në Kuvend para një jave, kur Rama u kap nga kamerat teksa u thosh vartësve të vet se “Berisha është rr… k…” (fraza nuk u tha në publik; u mor vesh nga leximi labial), e ka bërë kryeministrin të bëjë autokritikë. “Keni të drejtë kur thoni që edhe unë e shkela etikën. Është e vërtetë, edhe pse me një dallim shumë të madh, [ngaqë] thjesht ndava me kolegët e mi një moment emocional. Megjithatë ju keni të drejtë se megjithëse jemi ndryshe, nuk duhet të bëjmë si ju. Iu kërkoj ndjesë të gjithë atyre që janë ndjerë të fyer nga transmetimet hileqare të ekranit tuaj, që nuk e justifikojnë kryeministrin pavarëishtt nëse u thanë me zë apo thjesht u mërmëritën pa zë.”, tha ai. Por shtoi:

“Pas kësaj ndjese për të gjithë ata që janë ndjerë të mërzitur apo të shqetësuar, dua tju them diçka lidhur me etikën. Etika shkelet sa herë e merr fjalën kryeplaku juaj dhe zonja e ulur në krah të kryeplakut tuaj. Kryeplak nuk është fjalë fyese por vend pune.”

Dhe në fund: “Dallimi i madh mes nesh e jush është se ne nuk hyjmë në jetën tuaj private, ndërsa ju nuk bëni asgjë tjetër përmes kryeplakut tuaj që vec se hyni në jetën private të kundërshtarëve”.

Frazat në thonjëza janë marrë nga shqiptarja.com.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>E cfare mea culpa eshte kjo. Edvini perseri ka tallur b....n sic ben gjithmone........</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.