Shpërthim pas mesnate. Tritol “paralajmërues” kryekomunarit të Farkës

Postuar në 25 Mars, 2014 02:59

Një sulm me tritol duke u gdhirë, ka “inauguruar” kronikën policore të ditës së sotme. Banesa e kryekomunarit të Farkës në kryeqytet është bërë pre e një sulmi me tritol. Shpërthimi në banesën e Fatbardh Plakut ka ndodhur rreth orës 02:40, ndërsa bëhet me dije se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sipas njoftimit të policisë, sasia e eksplozivit është vendosur në murin e rrethimit të banesës së tij në fshatin Farkë e Vogël. Sasia e lëndës shpërthyese e vendosur në banesën private të plakut, nuk ka qënë e madhe. Vetë kryekomunari Plaku është marrë në pyetje nga policia në lidhje me ndonjë konflikt që mund të ketë pasur, ndërsa nuk ka dashur të komentojë ngjarjen për mediat. Farka është nga komunat rrethuese të kryeqytetit, që vitet e fundit ka pësuar një bum ndërtimesh e investimesh private; kufiri i saj me Tiranën fillon te kopshti zoologjik.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.