Zhduket nëna 31 vjeçare me të bijën, familjarët kërkojnë ndihmë: “Vuante nga depresioni”

Të afërmit kërkojnë ndihmë nga çdo anë që mund t’u vijë, pasi një grua 31-vjeçe dhe vajza e saj 2-vjeç e gjysmë rezultojnë të humbura që ditën e premte. Sipas denoncimit të bërë në polici nga familjarët e Dorina Gjillanit, mësohet se kjo e fundit është larguar nga shtëpia ditën e premte në orën 12:00 dhe që prej asaj ditë nuk është kthyer më. Ata shprehen se me vete ajo ka marrë edhe vajzën e vogël, prandaj luten të kontaktohen nëse ndonjë person mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e tyre. Po sipas tyre, gruaja ishte e divorcuar, ndërsa vuante edhe nga depresioni. “Kemi bërë denoncimin në polici që të shtunën”, shprehen familjarët. Për çdo informacion, ata luten të kontaktohen në numrin celular 0698232808 ose tek 129.
a.k
Add new comment