Norvegjezi Stoltenberg në krye të NATO-s. Ish kryeministri "taksixhi" merr mbështetjen e katër fuqive

Ish kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg (ai që u maskua si shofer taksie) do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, pasi ka marrë mbështetjen e SHBA, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe, shkruajnë mediat norvegjeze. Vendimi për këtë do të bëhet i ditur në takimin e shefave të diplomacive të vendeve anëtare të NATO-s i cili do të mbahet më 1 dhe 2 prill në Bruksel, por nuk hidhet poshtë mundësia që presidenti amerikan, Barack Obama ta bëjë njoftimin në takimin dyditor të samitit të liderëve botërorë, që sot fillon në Hagë, thotë e përditshmja norvegjeze Afterposten. Stoltenberg do të zëvendësonte Anders Fogh Rasmussenin, i cili para funksionit në Aleancë ka qenë kryeministër i Danimarkës. Rasmussen është emëruar sekretar i përgjithshëm i NATO-s në fillim të gushtit 2009, dhe mandati i skadon më 30 shtator.
Ironia e fatit do që politikani socialist Stoltenberg, në vitet 80 të ishte një ithtar i linjës kundër NATO-s.
a.k
Add new comment