Nuk ka më shpresa për avionin. Kryeministri malajzian: MH370 ka rënë në Oqeanin Indian

Gjatë ditëve të gjata të kërkimit për avionin e zhdukur MH370, një mister që mbaji pezull opinionin publik botëror, nuk kanë munguar hipoteza dhe teori të guximshme konspiracioni, që përfshinin gjithsesi mbetjen gjallë të 239 personave që ndodheshin në bordin e avionit të linjës malajziane. Për shembull, avioni mund të ishte marrë peng nga terroristë që pritej të bëheshin të gjallë dhe të deklaronin arsyet, dhe ishte ulur në ndonjë pistë secrete. Por zyrtarisht, nga kryeministri i Malajzisë Najib Razak në një konferencë për shtyp rreth orës 15:00 të ditës së sotme, është njoftuar se: “Me një trishtim të thellë ju informoj se sipas të dhënave, fluturimi MH370 ka përfunduar në jug të Oqeanit Indian".
Najib ka shpjeguar se ka informuar edhe familjet e 239 personave që ndodheshin në bordin e këtij avioni dhe do të mbajë edhe një konferencë për shtyp ditën e nesërme, për të dhënë detaje të tjera për avionin e zhdukur më 8 mars. Marrin fund kështu shpresat e familjarëve të pasagjerëve, shumica e tyre shtetas kinezë.
a.k
Add new comment