Takimi i parë i nivelit të lartë Lavrov-Deschytsia. Rusia kërkon “federalizimin” e Ukrainës

U krye në Hagë të Holandës para pak orësh takimi i parë i nivelit të lartë mes ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov dhe atij ukrainas Andriy Deshchytsia, me “rastin” e një samiti ndërkombëtar të sigurisë. Pas takimit ai që foli për mediat ishte Lavrov, sipas të cilit Rusia paraqiti kërkesat e disa hapave që qeveria e re ukrainase duhet të hedhë, me qëllim rikthimin e normalitetit të marrëdhënieve. Kushti bazë i Moskës është që Ukraina të ndryshojë kushtetutën dhe të bëhet federatë, me synim dhënien e një pavarësie më të gjerë rajoneve, në mënyrë që Rusia të ketë mundësi të ndikojë në trevat lindore rusofile. Synimi tjetër i Rusisë është që ta pengojë Kievin të hedhë hapat e anëtarësimit në NATO, çka do ta sillte Aleancën Veriatlantike në zemër të ish Bashkimit Sovjetik.
a.k
Add new comment