Çfarë i mungon "New York Times"?!

Këtë javë “New York Times” doli me një edicion të zgjeruar, ku kryeartikulli u cilësua si provokues "Çfarë dinte Pakistani për Bin Laden". Shkrimi hidhte dritë mbi hijet e botës së errët të politikës dhe të shërbimeve inteligjente në Pakistan, duke analizuar atë se çfarë ky vend mund t’i ketë mbajtur të fshehur Shteteve të Bashkuara ndërsa po punohej për kapjen e Osama bin Laden pas sulmit të 11 shtatorit.
Dikush në Pakistan nuk e ka marrë me sy të mirë artikullin. Numri i printuar i versionit ndërkombëtar të “New York Times” në Pakistan e ka fshirë artikullin duke lënë bosh hapësirën ku duhej të ishte ai. Mënyra e censurimit mund të cilësohet “origjinale”.
Për më shumë: http://www.bloomberg.com/news/2014-03-22/new-york-times-story-on-pakistan-censored-by-pakistan-printer.html
k.k
Add new comment