Rama: Nuk pres shirita

Postuar në 22 Mars, 2014 13:59

Në fjalën e mbajtur në konferencën “Rritja e bashkëpunimit në mes bizneseve Kosovë-Shqipëri", në Pejë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli për realizimin e një prej premtimeve për 300 ditët e para të qeverisjes. Këtu ai e kishte fjalën investimit të parë të biznesmenëve të Kosovës në Shqipëri. Duke ftuar biznesmenët të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së këtij biznesi, Rama tha se, ai nuk është kryeministër i prerjes së shiritave dhe duke bërë dhe ironi me Berishën tha sepse kjo sjell ters.

“Duke qenë se një nga bastet e 300 ditëve të para të Qeverisë sonë ishte që me patjetër një investim nga Kosova të realizohej në Shqipëri, dëshiroj që t’ju ftoj të gjithëve të jeni prezent kur të çelim, përpara se të bëhen 300 ditë, investimin e madh të Ramiz Kelmendit në Shqipëri. Sigurisht, në rast se ju do ta pranoni ftesën, unë nuk ju ftoj që ju të vini dhe thjesht të duartrokisni kur të pritet shiriti. Nuk e di a e keni vënë re, por unë nuk pres shirita asnjëherë. Se mendoj që, nga njëra anë është e tepërt që Kryeministri të presë shiritat sikur i bën punët vetë dhe nga ana tjetër, kur pret shumë shirita del ters pastaj”, tha Rama.

Kryeministri në këtë takim ka shkuar pa kavatë. “Shumë faleminderit nga zemra për këtë pritje të jashtëzakonshme, që unë nuk e prisja, të them të drejtën. Dhe nuk e di a do ma vërë kush re që jam pa kravatë, se po ta dija që ishte kaq pritje e madhe, me siguri s’do kisha ardhur pa kravatë.” Me sa duket veshja jo zyrtare ka bërë që Rama të tejzgjatet në fjalën e tij, por jo pa qëllim. “U zgjata që të më ndërpriste Batoni dhe mesa duket ia arrita qëllimit”.

 

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.