Seancën e fyerjeve Berisha-Rama, Servet Pëllumbi e cilëson si “skandaloze” dhe thotë se Meta duhej ta kishte anulluar atë

Postuar në 23 Mars, 2014 03:33

Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, e cilëson si skandaloze seancën e fyerjeve dhe sharjeve të së enjtes në parlament dhe sipas tij, kryetari Ilir Meta duhej ta kishte ndërhyrë duke anuluar seancën.I kontaktuar nga gazetari i “Panorama”, Aristir Lumezi, ish-kryetari i Kuvendit ka thënë se është ndier shumë keq kur ka ndjekur atë seancë, fjalorin e përdorur aty dhe për më shumë, mungesën e reagimit institucional. “Jam skandalizuar me atë që ndodhi dje në Parlament. Mënyra se si u drejtua seanca e djeshme ishte skandaloze”, tha Pëllumbi.

Për ish-kryetarin e Kuvendit, pas sharjeve dhe fyerjeve të ndërsjella, duhet të kishte pasur një reagim të fortë nga drejtuesi i Parlamentit, gjë që nuk u bë. “Masat dhe reagimi varen nga kryetari i Kuvendit. Ai duhet të anulonte seancën dhe të thërriste deputetët përgjegjës për atë situatë dhe t’u kërkonte llogari dhe të mos e rifillonte seancën me të tilla gjëra”, tha Pëllumbi. Për ish- kryeparlamentarin, i cili ka drejtuar Parlamentin në periudhën e opozitës së fortë të Partisë Demokratike, kur Berisha sulmonte me epitete nga më të ndryshmet qeverinë dhe Kryeministrin e atëhershëm Fatos Nano, këto praktika mosndëshkimi duhet të marrin fund.

k.k 

Comments

Submitted by Delli USA (not verified) on

<p>Mire e ke,por Metesi i&nbsp;intereson sulmi ndaj Rmes,prandaj e lejon Saliun te flasi pa kufi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.