Turqi, tre shqiptarë kryejnë sulm terrorist

Postuar në 21 Mars, 2014 05:03

Mediat turke raportojnë sot se sulmi terrorist ku u vranë dy persona dhe shtatë të tjerë mbetën të plagosur është kryer nga tre shqiptarë.

Ministri i Brendshëm turk, Efkan Ala tha se sulmi ndaj forcave të sigurisë u bë në një fshat në Pozant dhe terroristët kanë hyrë në territorin turk nga Siria. Ai theksoi se dy nga tre agresorët ishin shtetas nga Kosova. Kurse shqiptari i tretë është nga Maqedonia.

Raportohet se shqiptarë flisnin arabisht dhe dyshohet se kanë janë pjesë e Al-Kaedës.

Identiteti i shqiptarëve të përfshirë në këtë sulm terrorist është E.S., dhe E.A., të dy të moshës 18 vjeç dhe ë C.R., 23 vjeç.

Sulmi ndodhi dje gjatë një kontrolli rutinë rrugore. Terroristët ndodheshin në taksi dhe në momentin e ndalimit ata kanë hapur zjarr ndaj policisë.

Dy prej terroristëve janë kapur ndërsa njëri prej tyre mundi të largohet por u arrestua pas disa orësh. Ata ishin të armatosur me kallashnikov, dy pistoleta dhe shtatë bomba dore.

VIDEO: http://www.milliyet.tv/video-izle/Nigde-de-hain-pusu-AEpukZFMlKak.html

 

S.S

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Shqiptare funderrina.</p><p>Sa me larg Kosoves aq me mire.</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Muslimanizmi i ka marre ne qeafe shqiptart. I la ne injorance, i la ne fukarallek dhe i coptoi trojet e tyne ne pese pjese te pabashkueshme.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.