Putin ironizon sanksionet e SHBA-ve

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin thotë se do të hapë të hënën një llogari në “Rossiya Bank”, pas sanksionit të SHBA-ve kundër tij.
Putin, në një takim me zyrtarë të sigurisë, është shprehur se ai nuk ka ende llogari në bankat ku SHBA-të kanë vënë sanksione.
Presidenti rus ka vazhduar më tej ironinë me amerikën lidhur me sanksionet ndaj zyrtarëve rus. “Rusia duhet të shmangë këta qytetarë pasi ata po komprometojnë vendin”, tha ai.
SHBA-të zgjeruan sanksionet duke shtuar 20 emra të tjerë zyrtarësh në listë. Si kundërpërgjigje, Rusia nuk ka vënë sanksione ndaj SHBA-ve por ka vënë regjim vizash me Ukrainën.
S.S
Add new comment