Braho: Qeveria e djathtë ka përgjuar diplomatët e huaj

“Shërbimi Informati i ushtrisë ka përgjuar diplomatët e huaj në vendin tonë”. Deklarata “bombë” e radhës është bërë nga Spartak Braho, kryetar i komisionit Parlamentar për Rendin dhe Sigurinë. Braho ka zgjedhur emisionin “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku të bëjë një akuzë super të rëndë për shërbimin sekret shqiptar. Ai e vijoi publikimin e këtij skandali pas komenteve që ishte duke bërë në emision për deklaratën e ministres së Mbrojtes Mimi Kodheli pas vizitës së saj në Bruskel. Braho tha se ishte e rëndë ajo që dekalroi zonja Kodheli se partnerët ndërkombëtarë nuk kanë besim tek shërbimet sekrete shqiptare. “Por më e rëndë,- shtoi Braho,- është informacioni i fundit se shërbimi Informativ i ushtrisë ka përgjuar edhe diplomatë të huaj në Tiranë. “Shumë shpejt do të nisë një hetim në parlament për këtë informacion dhe pritet të dalin prova që vërtetojnë këtë skandal” tha Braho gjatë emisionit. Lidhur me rastin e largimi apo jo të kreut të SHISH Visho Ajazi Lika, Braho është shprehur edhe më i sigurtë në një lagrim të mundshëm të tij, por pa dhënë hollësira duke e shpjeguar këtë edh me faktin se vetë ai është I certifikuar në kategorinë e parë për të ruajtur sekretin shtetëorr. Ndërkorë lidhur me atë që në media u quajt skandali në serverin e tatimeve Braho sërish bëri publik një të dhënë tjerë: Banker ka mënjanuar 40 milionë dollarë pagesa nga tatimet si rezultat I ndërhyrjet në ati server. Kjo është një çështje e prokurorisë dhe shumë shpejt do dalin prova të forta”, tha Braho.
Re.Pu.
Comments
Akoma pyesni Brahon ju per

Akoma pyesni Brahon ju per Serverin?!

Pyesni Berishen: Nese berisha hesht per Serverin,

dmth ai po kerkon ta lej peng te ndonje kompromisi me Poziten per Fatin e tij.

Kaq. Serveri eshte jetik per moralin e pas 23 qershorit.

Etiketa e Shaban Qoses per Berishen, vendesor pardje prej Edi rames,

eshte ogur i mire per Berishen: Ne s'ta ngacmojme, ti ç'ke...qe grricesh!

Se kuptoj si merreni akoma me

Se kuptoj si merreni akoma me kete Brahon e flisni per te. Ai vete eshte nje figure e korruptuar dhe fijet e tij jane shume te thella. Figure e zeze ne politike do te thoja si canta e tij. Nepotizmi i tij ska ku te rijje me - dhe ka fytyre e flet- dhe ju qe shkruani per te. Ka plot te tjera per tu marre.

Add new comment