Në Siri dhe ish-forca komando

Për të luftuar në Siri nuk kanë shkuar vetëm qytetarë të thjeshtë shqiptarë, por edhe njerëz të stërvitur për luftë. Siç raporton “Gazeta Shqiptare”, të paktën katër ish-komando kanë shkuar për të luftuar në vendin e Lindjes së Mesme.
Artur Balla, i njohur me emrin fetar Omer, është vëllai i Edmond Ballës, një prej të dyshuarve për rekrutimin dhe dërgimin e besimtarëve myslimanë për xhihad luftarak në Siri. Në dosjen e prokurorisë, thuhet se Artur Balla ka qenë ish-komando në repartin e Zall- Herrit.
Artur Balla nuk është i vetmi, ish-komando që ka ‘vizituar’ Sirinë. Në dosjen e prokurorisë, saktësohet se Diamant Rasha, i njohur me emrin fetar Ebu Amar, i vrarë në Siri në dhjetor 2013, ka qenë më herët komando në repartin e Zall-Herrit. Një tjetër i vrarë në luftën e Sirisë, dyshohet të jetë Erjon Alinj, nga Pogradeci. Sikurse citohet në dosjen e organit të akuzës, edhe Erjon Alinj, është ish-komando i repartit të Zall-Herrit.
Leonard Përlika, ish-komando në Zall-Herr është një tjetër besimtar, që dyshohet tu jetë bashkuar luftimeve në Siri dhe është kthyer sërish në vendin tonë.
4 ISH-KOMANDOT
Diamant Rasha, emri fetar Ebu Amar – vrarë në Siri në dhjetor 2013, ish-komando në Zall-Herr.
Erjon Alinj – vrarë në Siri, ish-komando në Zall-Herr.
Artur Balla (emri Fetar Omer) - kthyer nga Siria më 5 shkurt 2014, ish-komando në Zall-Herr.
Leonard Përlika – i kthyer nga Siria, ish-komando në Zall-Herr.
Edmond Suparaku, emri fetar Ebu beker - kthyer nga Siria (nuk përcaktohet nëse ka qenë komando).
S.S
Comments
Nje nga keta komando thuhet
<p>Nje nga keta komando thuhet qe ka qene bodigard I Ed Rames. A thua te kete gisht edhe kryeministri ne kete pune?</p>
Po i del boja fare islamit si
<p>Po i del boja fare islamit si feja e paqes. Kot nuk shkruhet ne wikipeida se Muhammedi <span style="color: rgb(0, 0, 0); font-family: sans-serif; font-size: 13px; line-height: 19.200000762939453px;">ishte një udhëheqës fetar, poltik dhe ushtarak.</span></p>
Add new comment