Erdogani bllokon twitter-in; Abdullah Gul e quan të papranueshme këtë masë

Postuar në 21 Mars, 2014 06:40

Kryeministri turk Erdogan ka urdhëruar bllokimin e rrjetit social ‘twitter’ në të gjithë vendin e vet. Po ngjarja është pasuar me reagime të shumta në të gjithë botën. Ka rënë në sy mbi të gjitha reagimi i Presidentit turk, Abdullah Gul. Ky i fundit mund ta bënte këtë reagim edhe me një intervistë në gazetë, radio a televizion, por ka zgjedhur në mënyrë inteligjente të reagojë në … twitter. “Kjo është e papranueshme”, ka thënë ai në një mesazh të parë. Pastaj: “Shpresoj që kjo masë të ketë jetë shumë të shkurtër”. Dhe më në fund: “Është e pamundur që kjo të ndodhë”. Është hera e parë që Presidenti del kaq hapur kundër një vendimi të Erdoganit në Turqi.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.