Serbët e Kosovës: Mos e copëtoni Serbinë

Kryetarët e komunave të veriut në Kosovë, kanë reaguar ndaj krahasimit të së drejtës për vetëvendosjes të Krimesë me atë të shqiptarëve. Një gjë e tillë nxiti kërkesat për bashkim me Kosovën të Preshevës.
Por, përfaqësuesit e komunave me popullsi serbe në Kosovë u kanë bërë thirrje përfaqësuesve të Bashkimit Evropian të mos lejojnë copëtimin e Serbisë.
Pasi kjo sipas tyre mund të çojnë në një situatë me pasoja të paparashikueshme për tërë Ballkanin, dhe se politika e standardeve të dyfishta nga ana e ndërkombëtarëve duhet të marrë fund.
Në fakt në Luginën e Preshevës është mbajtur një referendum për bashkimin me Kosovën në vitin 1992, por një referendum i tillë nuk ishte zyrtar.
S.S
Add new comment