Biznesmeni italian: Nëse PD-ja ka nevoja, unë jam gati

Postuar në 21 Mars, 2014 03:13

Nuk janë vetëm shqiptarët ata që shkojnë në Itali për të gjetur një vend më të mirë pune. Por, tashmë italianët nuk po vijnë në Shqipëri vetëm për të bërë biznes, por edhe për t’u angazhuar në jetën shoqërore.

Një prej tyre është edhe Roberto Caparrota, i cili jeton në vendin tonë prej 20 vjetësh. Ai është i martuar me një vajzë nga Shqipëria dhe punon në një kompani private. Përveç kësaj ai nuk e fsheh ambicien për t’u angazhuar në politikë.

“Jam anëtar i PD-së prej vitesh. Angazhimin tim në PD e kam nisur në vitin 2004. Jam pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Kam qenë koordinator i FRPD-së. Nëse PD-ja mendon se ka nevojë për kontributin tim në mënyrë zyrtare, unë jam gati të hyj në garë”, shprehet Caparrota në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”.

S.S

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.