Debate për projekligjin për ish-të përndjekurit. Kryeministri: “Qeveria e kaluar ndau të përndjekurit në klasa brenda tyre”

Teka Partia Demokratike ka braktisur seancën plenare, Parlamenti ka vijuar me diskutimet për projektligjin për ish-të përndjekurit. Në fjalën e vet, kreu I qeverisë ka folur për këtë problem dhe nuk ka munguar që të akuzojë kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu si një politikan që luan lojën e përfaqësuesit të kësaj shtrese. “Kanë dalë pronarë kishash e xhamish që provojnë se kanë rrjedhur nga andej, kur kanë zbritur nga tjetër kund. Një fakt tjetër rrënqethës që duhet t’iu bënte të kërkonit ndjesë, është arkivi i dosjes së atyre që për 20 vjet i keni zvarritur nëpër gjyqe. Shqipëria juaj dixhitale nuk kishte lidhje me pronarët, nuk kishte lidhje me pronat. Unë nuk e di ku ishe zotrote kur një ish- i përndjekur digjej i gjallë. Por e kam kuptuar më vonë që as ti dhe as këta që vijnë çdo të enjte dhe mundohen të marrin peng parlamentin me marrëzira, kishit një arsye pse , se që nga viti 2009 keni nxjerrë 24 vendime qeverie për dosjet e të përndjekurve. Ju keni bërë atë që asnjë qeveri demokratike nuk e ka bërë kurrë, i keni rindarë të përndjekurit politikë në klasa brenda klasës së tyre. Ku një pjese t’i jepni këstin e parë dhe të dytë, kurse një pjese tjetër të mos i jepni asgjë, ku janë mbi 2 mijë dosje të pranuara prej jush”, tha Rama. Ndërkohë jashtë kuvendit sot ka patur një protestë nga një përfaqësi e ish-të përndjekurve, por edhe nga shoqata e të larguarve nga puna.
s.z
Add new comment