Takimi Rama-Visho Ajazi. “Mapo”: Rama kërkoi të mos rikthehen në punë personat e dikurshëm të SHIK-ut

Postuar në 20 Mars, 2014 03:10

Gazeta “Mapo” shkruan sot për një takim konfidencial(!) mes kryeministrit të vendit Edi Rama dhe kreut të SHISH, Visho Ajazi. Sipas gazetës, takimi është zhvilluar në muajin janar dhe ai përshkruhet si institucional, meqenëse aty ka qenë prezent edhe sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Bëhet e ditur se në takim, Rama ka kërkuar që Ajazi të mos emërojë në punë në SHISH, njerëz që kanë punuar më parë në të. Kjo siç duket për shkak të ndjeshmërive që mund të krijohen. Përtej kësaj asgjë nuk bëhet e ditur, as edhe nëse komunikimi mes Ajazit dhe Ramës vazhdon, përderisa shpesh ministri i Brendshëm ka bërë të ditur mungesën e informimit nga SHISH.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.