FSHF përjashton nga Superliga ekipin e Bylisit

Komisioni i Disiplinës të FSHF-së ka përjashtuar Bylisin nga Kategoria Superiore pas dhunës së ushtruar në përfundim të takimit Bylis-Laçi. Presidenti i këtij ekipi, Besnik Kapllanaj ushtroi dhunë ndaj delegatit të FSHF-së. Gjithashtu ndeshja e luajtur fitohet nga Laçi me rezultat tavolinë 3-0.
Vendimet:
1. Ekipi i KF “Bylis”, për dështim në organizimin e ndeshjes dhe përmbushjen e përgjegjësive bazuar në nenet 29, 64 dhe 65.2 të KDS, dënohet me përjashtim nga kampionati dhe zbritjen një kategori më poshtë, si dhe humbjen e ndeshjes në tavoline me KF “Laçi “ me rezultatit 3-0.
2. Zyrtari i KF “Bylis”, Besnik Kapllanaj, për dhune fizike ndaj zyrtarëve të ndeshjes me pasoja të rënda për shëndetin, përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet sportiv bazuar në nenin 49.2/b të KDS.
S.S
Add new comment