Shënim: Me këtë gjuhë nuk rijoshen 170 mijë votuesit e larguar…

Postuar në 20 Mars, 2014 05:19

Nga viti 2009 në vitin 2013, pesha elektorale e PD-së u tkurr plot 10% (nga 40.5% në 30.5%). Po të kishte ruajtur peshën elektorale të 2009-ës, PD-ja do të kishte marrë rreth 170 mijë vota më shumë se ç’mori në 23 qershor 2013. Dhe çfarë po bën ish-kryetari demokrat Berisha për t’i rijoshur këta 170 mijë votues të larguar nga PD-ja? Lexoni më poshtë se ç’ka thënë sot në Kuvend:

“Këtij personi [Edi Ramës] ne duhet t’i japim ujë të lahet pa paguar, sepse kalon nga një grup punonjësish tek një tjetër duke i thënë kokëpalarë, por harron se e kanë nxjerrë jashtë nga mbledhjet, sepse qelbej erë, sepse nuk lahej. Je një zhuls që vetëm ti e di, dhe shfrytëzon postin e Kryeministrit si një ordiner. Dinjiteti i punonjësve është parësor, janë djemtë nënash ata që ti i fyen nga mbledhja në mbledhje. Por të tregoj unë se ç’më ka thënë doktor gjilpëra për ty – shqiptarët do të mahniten. Kur ishe ti sportist, nuk të ofrohej askush, sepse ishe i palarë – vetëm doktori pranonte të ishte në një dhomë me ty. Të tregoj unë kur të gjenin nga liqeni majë gomarit apo lakuriq – shqiptarët do të mahniten. Ti dole nga mbledhja e parë e themelimit të PD-së, sepse qelbeshe erë ”, vijoi akuzat dhe fyerjet Berisha ndaj Ramës, i cili tundte kokën dhe nënqeshte. “Je i padenjë për Kuvendin dhe je një ordiner rruge. Parlamenti nuk është vendi ku shahet ulur, por vendi ku debatohet, përplasen idetë, por zërat e brendshëm ty të thotë të hipësh lakuriq mbi një gomar ose të dalësh plazheve ashtu sikundër nuk del njeri”, tha Berisha.

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.