Një zbulim arkeologjik që lidhet me shëndetin. Një skelet 3200 vjeçar me gjurmë të sëmundjes së kancerit

Një skelet njeriu, i vjetër 3200 vjet dhe i gjetur në Sudan ka dhënë një provë të faktit se sëmundja e kancerit është shumë e vjetër. Ndoshta ka shoqëruar vetë njeriun në historinë e tij. Kjo është tezë që shihet si me ndikim, pasi mendimi për kancerin, ose shkaqet e tij, e lidh atë me stilin e jetës apo ushqimin. Gjithsesi skeleti në fjalë dëshmon se 20-25 vjecari afrikan ka vuajtur nga kanceri i cili sipas studiuesve mund të jetë shkaktuar nga ekspozimi ndaj tymit të pemëve të djegura, predispozita gjenetike apo edhe parazitët. Faktorë që mendohet se kanë përcaktuar fatalitetin tek ai, por edhe që japin një provë e rëndësishme. Kjo pasi megjithëse sot kanceri është nga sëmundjet kryesore që shkakton vdekjen, në gjetjet arkeologjike ai nuk është konstatuar shpesh. Për studiuesit zbulimi ka rëndësi edhe për të kuptuar evolucionin e sëmundjes.
http://gma.yahoo.com/blogs/abc-blogs/oldest-evidence-human-c...
s.z
Add new comment