Zgjedhjet në Serbi, Koshtunica në ‘knock out’. Por, gjithsesi jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë

Ndoshta nuk janë të pakët ata që e kujtojnë Vojisllav Koshtunicën. Ish-president i Serbisë dhe ish-kryeministër, ai u bë i njohur sidomos në lidhje me Kosovën në periudhën pas rrëzimit të Millosheviçit. Konservator, i lakuar shumë për një foto me kallashnikov në krah, dalë në Kosovë, njeri me qëndrim të fortë kundër pavarësimit të krahinës shqiptare dhe hapjes së klasës politike serbe në këtë drejtim, politikan që mbështeti përfshirjen në Kushtetutën e re serbe të Kosovës si pjesë e Serbisë, pra një politikan që nga pikëvështrimi ynë nuk ka asgjë që na intereson për mirë, sot ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë që drejtonte, Partia Demokratike e Serbisë. “Kam bërë çfarë mundja për Serbinë dhe kjo ishte e gjithë detyra ime”, tha ai në një deklaratë. Akti përfaqëson një moment me rëndësi, prej nga ku edhe shqiptarët, që ndajnë armiqësi konstante me serbët, mund të mësojnë diçka më shumë për parametrat e brendshëm të jetës politike të fqinjit. Kjo si mënyrë për të kuptuar më mirë edhe patriotët me honorare, apo sezonalë që mbijnë shpesh në skenën politike të Tiranës, Prishtinës, apo edhe Tetovës. Por edhe për të admiruar aktin e dorëheqjes, të cilin këta filoperëndimorët e Tiranës nuk kanë qejf që ta dëgjojnë, edhe sepse dorëheqja nuk u lë kohë që të përmbushin vizionet apo projektet modernizuese që i kalojnë sa nga njëri xhep në tjetrin.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2014&mm=03&dd=...
s.z
Add new comment