Suedi, lirohet 'vrasësi serial'

Postuar në 19 Mars, 2014 16:58

Një burrë që dikur konsiderohej si një nga vrasësit më të mëdhenj serial, është liruar nga burgu. Një gjë e tillë u bë pasi autoritetet morën vendimin se tetë vrasjet për të cilat ai u dënua ishin bazuar në pohim të pavërtetë.

Sture Bergwall, tani 63 vjeç, është mbajtur në arrest në një klinike psikiatrike për më shumë se 20 vjet. Ai rrëfeu më shumë se 30 vrasje për tri dekada dhe u dënua për tetë.

Ai tërhoqi pohim 6 vjet më parë, duke thënë se kur rrëfeu për vrasjet ishte i dyndur në ilaçe dhe po përpiqej të tërhiqte vëmendje me këtë gjë.

Edhe pas tërheqjes së pranimit të vrasjeve, Bergwall vazhdoi të mbahej në psikiatri deri sa gjykata vendosi që ia ishte në gjendje të mjaftueshme të mirë për t’u lënë i lirë.

Çështja e tij ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve për vite dhe qeveria nisi dhe një komision hetimor nëntorin e kaluar për gjetjen e dështimit të sistemit të drejtësisë që çuan në dënimin e Bergwall-it.

 

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.