Champions League / Van Persie "shpëtimtari" i Manchester United, të premten hidhet shorti i 1/8

Postuar në 19 Mars, 2014 17:09

Manchester United ka arritur të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Olympiakos duke u kualifikuar për në fazën e çerekfinaleve në Champions League.

Tre golat e Robin van Persie, përveç kualifikimit kanë ndihmuar dhe trajnerin David Moyes që të vazhdojë të drejtojë 'djajtë e kuq'.

Lojtarët e Manchester United zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në Old Trafford, ndryshe nga ajo e para pak ditëve më parë kundër Liverpool, duke fituar 3-0.

 Kjo bëri që ekipi anglez të kualifikohet në fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Ky është një nga sezonet më të dobëta të United, pasi ata ndodhen në vendin e 7 në kampionat.

Bashkë me Manchester United, ka siguruar kualifikimin për në 1/8 edhe Borussia Dortmund pavarësisht se u mund nga Zenit në Gjermani 2-1. Kjo pasi ekipi gjerman fitoi ndeshjen e parë në Rusi me rezultatin 4-2.

Ekipet që janë kualifikuar në fazën çerekfinale janë: Real Madrid, Barcelona, Atletiko Madrid, Bayern Munich, Chelsea, Borussia Dortmund, PSG dhe Manchester United. Shorti për përballet e kësaj faze do të hidhet të premten.

VIDEO:

 

Manchester United 3-0 Olympiacos

 

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.