Arkiv-Op-Ed

Tragjikomedia e së majtës italiane

Postuar në 27 Prill, 2013 18:00

“Rizgjedhja ime si President Republike do ishte një diçka pa horizont, […] gjithçka që kisha për të dhënë e dhashë […] tani duhet kurajo për të kërkuar rrugë të reja dhe një kthim mbrapa do të ishte në kufi të qesharakes”. Këto janë fjalët e Giorgio Napolitanos, pothuajse 88 vjeçar, duke komentuar, vetëm pak javë më parë, hipotezën e një mandati të dytë si President i Republikës.

Fqinjët...

Postuar në 24 Prill, 2013 02:50

Njëjtë si terroristët islamikë që pak para sulmit duken për së mbari, edhe shqiptarët e serbët pak para lufte dukeshin për së mbari në raport me njëri-tjetrin. Kalimi nga njëra gjendje në tjetrën është i lehtë dhe i mundshëm si të bëhej fjalë për kalimin e një pellgu të vockël në rrugë.

 

Primitivizmi neo-liberal i qeverisë

Postuar në 22 Prill, 2013 08:14

Ideja e Berishës për të ulur shpenzimet që të fillojë të barazohet borxhi, është tejet primitive. Ideja për të zvogëluar administratën me anë të një diete metaforike, se kjo dietë do të sjellë më pas përmirësim të situatës së borxhit publik, duket se nuk është as efikase e as logjike. Borxhi u rrit, por ndërkohë dhe prodhimi u ul. Vërtetë zvogëlimi i administratës u shoqërua me privatizime, por vetë privatizimet përveç se rritën shanse përfitimi për miqtë e qeveritarëve, nuk sollën asnjë investim që do të rriste prodhimin e më pas në rend logjik edhe punësimin.

Reagimi i pamatur i Kadaresë

Postuar në 21 Prill, 2013 11:17

 

Në debatin e kohëve të fundit për rishkrimin e historisë, Ismail Kadare u kyç furishëm me një shkrim në mbrojtje të figurës së Gjergj Kastriotit, por pa thënë ndonjë argument të ri pos atyre që i ka stërthënë tash e 5 dekada radhazi.

Kadare i paaftë për debat, baltos kundërshtarët

Ata ta shpifin

Postuar në 19 Prill, 2013 11:37

Para gati tre vjetësh, Isa Mustafa ishte bërë shkak që Ukë Rugova të mos bëhej pjesë e LDK’së dhe, për më tepër, të bënte thirrje që të mos votohej partia e udhëhequr nga i ati për 16 vjet me radhë.

TIRANIA E PAKICËS BERISHISTE NË KQZ DHE NDËRKOMBËTARËT

Postuar në 17 Prill, 2013 08:04

Kryeministri Berisha e ka pasur të pamundur të respektojë mesazhin mbi rëndësinë që ka për zgjedhje të lira e të ndershme mosprekja e institucionit të KQZ, dhënë nga Aleksandër Arvizu, ambasadori i SHBA në Tiranë. Pa kaluar pak orë nga ai mesazh, Berisha ka manipuluar një shumicë artificiale në Parlament për shkarkuar anëtarin e KQZ, Ilirian Muho, për ta zëvendësuar me një tjetër më të besueshëm për të. Incidenti është pasqyruar pa shumë vonesë deri edhe nga gazeta “Washington Post” që ka komentuar se ai e vendos Shqipërinë në një kurs përplasjeje me komunitetin ndërkombëtar.

Është koha që Serbia ta njohë pavarësinë e shtetit kosovar

Postuar në 13 Prill, 2013 10:05

Në këtë kohë kur duket se Serbinë po e shkund di-lema përfundimtare nëse duhet ta pranojë ose jo marrëveshjen për Veriun e Kosovës, përgjigjja ime e palëkundur është: PO. Jo vetëm që duhet pranuar, por madje duhet shkuar edhe një hap më
tej: është koha që pala serbe, pushteti i saj, i cili pothuajse në të gjitha anketimet e opinionit publik ka mbështetjen e pothuajse dy të tretave të elektoratit, kapitalizon momentin, pranon marrëveshjen dhe rrit rolin e tij. Është koha që Serbia të pranojë pavarësinë e shtetit kosovar.

TË ÇRRËNJOSIM PËRDHUNIMIN SI ARMË LUFTE

Postuar në 11 Prill, 2013 03:36

Shumë shpesh, bota kërkon t’i japë fund një konflikti dhe rindërtojë shoqëritë e shkatërruara nga lufta, pa adresuar shkaqet e vërteta që e bëjnë pajtimin aq të vështirë dhe që kontribuojnë që dhuna të rishfaqet.

Përdhunimi dhe dhuna seksuale gjatë luftës është një nga ato arsye.

Dita e Kiametit apo Dita e Shpëtimit

Postuar në 09 Prill, 2013 07:53

Nuk janë dy të këqija, por një e mirë e madhe për Serbinë, por edhe për Kosovën dhe për gjithë rajonin, dhe një e keqe e madhe, e cila sërish, me një autorësi të qartë të Beogradit, do të shfaqej si një kërcënim i ri për stabilitetin në Kosovë dhe në këtë pjesë të Ballkanit.

 

Ku ka të drejtë Ben Blushi

Postuar në 06 Prill, 2013 11:40

Eseja e deputetit të PS për Europën ka meritën e padiskutueshme të hapjes së një debati të munguar në Shqipëri mbi modelin europian që duhet të ndjekë… shoqëria dhe shteti ynë. Porsi çdo iniciativë,  kjo risi hap fushë për debate konstruktive, kritika pozitiviste dhe qasje alternative. Në rreshtat që vijojnë do ndalemi në konceptet e fuqisë “në venitje” të Europës dhe të dy institucioneve që në tezën e Ben Blushit po kushtëzojnë këtë zhvillim: Kisha dhe partitë politike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed