Rampalla/RAI akuzoi Agaçin, Rama mbrojti Shqipërinë, Meloni mbron Ramën

Postuar në 28 Prill, 2024 18:48

Siç u raportua sot kryeministrja italiane, Giorgia  Meloni kq komentuar dokumentarin e RAI3 duke nënvizuar se: 

Kur bëmë një marrëveshje në qiell të hapur me Edi Ramën, e majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë. Në vend që ta falënderonte që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian, ata e linçuan. Madje edhe vetë Tele-Meloni, e keni parasysh Tele-Melonin? Paketoi një material për Shqipërinë në të cilin e portretizoi atë si narko-shtet. Bashkohuni me mua t’i dërgojmë Edi Ramës dhe popullit shqiptar solidaritetin tonë

Pra zonja Meloni ka mbrojtur partnerin e saj në  marrëveshjen për emigrantët. Nga një linçim siç tha ajo.

Dhe mirë ka bërë se do të ishte shumë pa vend që kryeministrja e Italisë të mbronte Shqipërinë që u sulmua sipas z. Rama dhe që edhe I doli në mbrojtje. Ky vend ka Zot, ka se kush e mbron. Të Zotin e mbron Meloni nga Roma, ndjesë: mbron vizionin e këtij. Agaçit i vjen radha në fund, leqë ai është edhe avokat. Mbrohet vetë. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

O Skerdo ne vend qe te merresh me lojna fjalesh pse nuk i bashkohesh Gaz Bardhit te ai kalliximi penal. Do i jepje kuptim gjithe shkrimeve qe ke bere.
Se ajo qe ke shkrujt siper nuk ka kuptim.
"Pra zonja Meloni ka mbrojtur partnerin e saj në marrëveshjen për emigrantët. Nga një linçim siç tha ajo."
Ndoshta e kishe fjalen per partner "te marreveshjes" dhe jo "ne marreveshjen." Sepse duket sikur Meloni e ka bo marreveshjen per te mbrojt Ramen.
Nga kush? Me siguri nga ata qe jane kunder marreveshjes.
Hec e gjeje ti tashi. Gjithsesi eshte e qarte qe marreveshja eshte pune mafiozesh sepse Agaci eshte avokat mafiozesh. Me duket se edhe cunin ja quajne Matia qe po ta shohesh mire ngjan me Mafia. Eshte e dukshme qe marreveshja eshte mafioze.
Urime. Arsyetim vrases.

Submitted by Albanian (not verified) on

Po ti anonymous me cfare ta ka mbyll gojen rama?
Po te vjen goja ere, laj gojen!

Submitted by Anonymous (not verified) on

Noi llaf per shkrimin apo replike? Apo ca duhen argumentat?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.