Impasi diplomatik i Perëndimit/Kosovës i duhet investim në sigurinë e vet

Postuar në 10 Maj, 2024 18:21

Duket se amerikanët po shtyjnë një përpjekje të fundit për të bindur Kosovën që të pranojë krijimin e Asocacionit si kusht për hapjen e derës së Këshillit të Europës. Nëse një gjë e tillë u njoftua muaj më parë nga zyrtari amerikan Gabriel Escobar, ajo po vihet sot në zbatim nga diplomatë të Europës, si ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde që si përfaqësues i një shteti më afë Prishtinës ka bërë thirrje që Prishtina “të marrë një vendim të guximshëm për të arritur 2/3-t e shumicës për t’iu bashkuar Këshillit të Europës”.

Deklaratë kjo që reflekton një koniunkturë “të re” në KiE ndonëse Asamblelja i dha rekomandim pozitiv Kosovës.

Përpjekja nuk bën asnjë hap përpara dhe provon se diplomacia europian si pararojë e asaj të SHBA është në qarkun vicioz të përsëritjes pa asnjë lloj imagjinate krijuese. Qeveria e Kosovës ka bërë të qartë se nuk e krijon Asocacionin për të hyrë në KiE, sidomos kur mbahet parasysh se edhe në planin e negociimit, nuk ka reciprocitet. P.sh qeveria në Kosovë pranoi të zbatonte një vendim të Gjykatës Kushtetuese për t’i kthyer pronat Manastirit të Deçanit, por pa marrë ndonjë lëshim nga Serbia, që për më tepër sfidon me një zv.kryeministër non grata.

Kaq e vërtetë është kjo gjendje pa kuptim saqë është tërësisht komike të shohësh se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut kaluan sikur të mos kenë ndodhur. Problemi nuk qëndron vetëm në Ballkan, ai zë fill nga Perëndimi ku ka një konfuzion mbi prioritetet dhe ku strategjia është zëvendësuar nga improvizime burokratësh. Në një shënim të vetin, eksperti i njohur i Ballkanit, Daniel Serwer, ka theksuar se dy emisarët, Lajçak dhe Escobar dështuan në normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovës sepse në të vërtetë vunë Asocacionin si prioritet të gabuar.

Ata i premtuan Beogradit se do ta prioritizonin krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda Kosovës. Përfunduan pa ndonjë progres të theksuar në atë prioritet të gabuar. Lamtumira për dështimin kërkon marrjen e prioriteteve të duhura

citohet ai.  

Një impas i rrezikshëm ky që mund të zhbllokohet me propozime radikale në eventualitetin e një ngjarjeje si ajo e Banjskës, çka për këtë arsye dikton që Kosova tashmë, më shumë sesa në diplomaci duhet të investohet seriozisht në aspektin e sigurisë për të konfirmuar në çdo rast se është në gjendje të menaxhojë territorin pa infuzione të domosdoshme nga jashtë.

s.zaimi

Comments

Submitted by X (not verified) on

Ka një mendësi te gabuar në perëndim sikur Serbisë i është hequr Kosova dhe se Serbia duhet kompensuar disi. Kurse Kosova është përfituese e ndërhyrjes se NATO prandaj duhet të përshtatet e të durojë komplekset e perëndimit! Kjo gjë nuk ka kuptim dhe është shumë negative për Kosovën! Kosova nuk duhet të ketë kompleks inferioriteti në lidhje me Serbinë! Dhe nuk duhet të ndihet sikur pa perëndimin ajo nuk ka forcë për asgjë! Se po të ishte kështu atëherë Kosova do ishte nje krijesë artificiale që do i shërbente perëndimit në lojërat e tij gjeopolitike globale! Albin Kurti ka tendencë pozitive në qasjet e tij, por ka një gabim! Nuk është agresiv sa duhet ndaj Serbisë! Kosova nuk duhet më të viktimizohet në skenën botërore por duhet të jetë shumë e prerë me serbët! Të kërkojë që Vučić të pranojë genocidin shekullor ndaj Kosovës dhe të mos guxojë të ketë pretendime territoriale ndaj Kosovës! Gjithashtu Kosova të marrë edhe luginën e Preshevës! Kurse perëndimit ti kërkohet që të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës por vetëm te garantojë kufirin e Kosovës me Serbinë! Edhe Tirana zyrtare duhet te jetë me e ashpër me Serbinë! Nuk duhet Serbia të njihet nga Shqipëria, pa njohur Serbia Kosovën me gjithë luginën e Preshevës! Ne jemi populli me i vjetër i ballkanit, serbët janë ardhacakë! Kanë përfituar me shumë se sa u takon! Ata duhet të kuptojnë inferioritetin para nesh!

Submitted by redaksia on

Serbet jane njesoj si ne. Ne jemi njesoj si serbet. Kur ta kuptojne kete serbet dhe ta pranojne, me siguri shume njerez do mbeten pa profesionin e lwpirjes ne Tirane. Te tjerat, secili i mendon si do vete. 

Submitted by Andrea (not verified) on

Nuk ka asnje lloj kuptimi te krahasosh Serbine me Shqiperine, apo serbet me Shqiptaret ne kuptimin kush eshte me i vjeter apo kush eshte me i ri ne Ballkan, jo vendali, jo ardhacak. Ne kete aspekt, skemi ndonje ndryshim, pavaresisht se na gjeten ketu.
Por nga ana tjeter ne (dmth shqiptaret, ose edhe si Shqiperi vetem po te duash) nuk kemi asgje te perbashket me Serbine (apo edhe me popullin serb nese do ta marresh). Ata kane vrare ne vete te pare, kane perdhunuar, kane kryer masakra, jo vetem ne shqiptare (por te rrime te e jona). Jane rresht masakrat e serbeve pas viteve 90, por edhe pergjate shekujve.
A del kush te thote se shqiptaret kane vrare e perdhunuar ndonjehere ndonje lloj popullsie rreth e rrotull?
Sado qe normalisht ka perparimtare, demokrate e te civilizuar mes popullsise serbe sa te duash, nuk kemi degjuar ndonjehere per ndonje miting ne mbrojtje te kosovareve, boshnjakeve, kroateve qe u dogjen e u masakruan apo qe ti kerkojne qeverive serbe te burgosin kriminelet e luftes qe bredhin pazarit.
Ne kete aspekt, ne nuk jemi kurre te njejte me ata. Dhe veshtire te behemi njesoj per kete jete e tjetren pas saj

Submitted by redaksia on

Jemi njesoj jo ne ate kuptim, pra te pergjegjesise historike per njw ngjarje a nje tjeter. Por ne kuptimin qe ne Ballkan nuk ka patur dhe nuk mund te kete qytetare te dores se dyte ne raporte reciproke. Serbia nuk do ta pranoje kete ende. Mendoj se mbeshtetja per cdo politike qe i tregon vendin Serbise ne kuptimin e mesiperm eshte ne te mire te te gjitheve. Shqiptaret nuk kane pse pranojne ne asnje menyre te shihen si te dyte ne rajon, perkundrejt askujt. Deri ne momentin kur Kosova e fiton kete status duhet mbeshtetur ne emer te shqiptarise. Mandej, ne liri e sovranitet e barazi te plote ka te drejte te vendose vete. 

Submitted by X (not verified) on

E sakte kjo qe thoni. Serbet e kane ndjere veten gjithmone te kategorise se pare ne Ballkan dhe vetem greket i kane konsideruar si veten! Kroateve u kane rene ne qafe, shqiptareve po ashtu, boshnjakeve. Madje edhe rumunet i konsiderojne si gabele, etj etj! Edhe Gjermania naziste madje perveç gabimeve qe ka bere ne pergjithesi, me serbet eshte sjellur sic e kane merituar. Ka krijuar Shqiperine etnike ne kufinjte natyrale dhe shtetin kroat! Kurse Serbine e ka zvogeluar duke i hequr territoret qe i ka pushtuar te tjereve! I ka trajtuar si popullsi te kategorise te dyte, jo per qejf por sepse serbet e kane patur kete tendence me perpara me te tjeret! Nuk eshte rastesi qe serbet kane humbur mbi nje milion njerez ne luften e dyte boterore! Kur i bie ne qafe tjetrit do ta pesosh edhe vete! Serbet nuk zune asnje mesim nga lufterat boterore! Edhe pse me miliona serbe te humbur nga dy lufterat boterore, ata vazhduan politikat agresive edhe ne fillimet e viteve 90! Sulmuan Kroacine, Bosnjen dhe ne fund edhe Kosoven, pa asnje arsye! Prandaj barazia me to ne Ballkan eshte e pamundur per momentin! Le te vuajne edhe ato pak, pastaj te barazohemi! Pas disa dekadash! Kjo eshte natyrale, e jo barazia me komande!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.