Arkiv-Op-Ed

Për çka do ta shkarkoja Besim Beqajn?

Postuar në 19 Mars, 2013 07:10

Lëvizja Vetëvendosja, duke e shfrytëzuar injorancën, paditurinë dhe pasigurinë e kësaj qeverie ka shkuar aq larg sa mbi disa procese të domosdoshme për zhvillimin e vendit të vërë pikëpyetje të mëdha.

Për shembull, procesi i privatizimit aktualisht tek opinioni publik radhitet jo më në mesin e arsyeve që e ndihmojnë vendin, por në mesin e arsyeve që e dëmtojnë vendin. Ndoshta reputacion më të keq se sa privatizimi këtu te ne ka vetëm shteti serb.

Pa dyshim, për këtë nuk dëshiroj t’ia vërë fajin vetëm VV – sepse tekefundit ata besojnë, ndoshta, në ideologjinë e tyre.

Ishin shumë, Besim!

Postuar në 18 Mars, 2013 02:27

Ministri Besim Beqaj duhet të ketë aftësi të jashtëzakonshme prej detektuesi, kur konkludoi se shumica e protestuesve të mërkurën nuk ishin nga ata që janë zhgënjyer me faturat e larta të KEK’ut, por nga ata të zhgënjyer në dështimet e tyre politike.

Cinik dhe fjalëkotë, siç di të jetë shpeshherë, ai po përpiqej të formulonte reagimin e pushtetit karshi një numri shumë të madh qytetarësh, të cilët zgjodhën marshin paqësor për të protestuar kundër hajnisë së qeveritarëve dhe të gjitha atyre që kanë zgjedhur ta “çnukin” shtetin çdo ditë.

Vrasës Vajzash

Postuar në 16 Mars, 2013 07:56

 

Një herë në vit, më 8 Mars, meshkujt shqiptarë shkëlqejnë me hipokrizi dhe e kanë gojën plot “nënë”, “motër”, “vajzë” e “grua”. Në 364 ditët e tjera bota shqiptare është egërsisht mashkullore. Për ta ruajtur këtë botë madje mbyten edhe foshnja në bark të nënës – nëse qëllojnë vajza. Kjo barbari e përhapur në Shqipëri, Kosovë dhe gjetiu në viset shqiptare po bën jehonë edhe në mediet gjermane

 

A na duhen çipa kundër korrupsionit dhe vjedhjes

Postuar në 13 Mars, 2013 06:00

Kryeministri i Shqipërisë, Berisha, ka ironizuar apo ka menduar ndoshta edhe seriozisht, duke thënë se duhet liberalizuar importin e çipave për lopët, në mënyrë që ato të mos hanë në grazhdin e lopëve të tjera. Sikur të ketë çipa kundër korrupsionit dhe hajdutërisë, që t’u vihen politikanëve në Shqipëri e Kosovë, do të zgjidhej njëra prej sëmundjeve më të mëdha moderne që ka goditur shoqërinë shqiptare

 

 

Qeni i Pavllovit

Postuar në 12 Mars, 2013 03:20

Ka disa muaj që në twitter përcjell shkrepjet mendore të Hugo Chavez-it. Edhe të Fidel Castros. Nuk e bëj këtë pse më ka marrë malli për relikte dhe postulate komuniste, por mendimet e tyre krahasoja me mendimet kryesisht të Berishës, por edhe të Hashimit dhe politikanëve tjerë shqiptarë. Kjo metodë krahasimtare ndihmon në zbërthimin e demagogjive dhe për çudi, ka një përputhje permanente, bipolare në të gjykuar, në veprime dhe kryesisht shquhet dhe njësohen dhe është tepër i dukshëm pasioni i zjarrtë, i sëmurë  për mbetjen në karrige: edhe atë, sikur t’ ishin vëllezër.

Rreth prerjes së kokave

Postuar në 10 Mars, 2013 06:16

 

LGBT dhe dashuria e frytshme

Postuar në 09 Mars, 2013 10:06

 

Heronjtë personalë të Albin Kurtit

Postuar në 08 Mars, 2013 04:15

Mos fol se janë këtu familjet e të vrarëve në demonstratën e shkurtit të vitit 2007!

Për herë të parë, prej se u zgjodha deputet, e bëra ketë kompromis, nëse vërtet duhej të flisja për debatin që e kishte ngritur Lëvizja VV apo duhej të heshtja përballë një hipokrizie ku po merrnin pjesë të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të cilën hipokrizi, në fund e përmbylli ai që më së paku e prita – nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti.

Referendumi si tirani e pakicës berishiste

Postuar në 07 Mars, 2013 04:15

Kryeministri Berisha ka paralajmëruar se do ta çojë në referendum çështjen e miratimit të tre ligjeve “magjike” që, sipas tij, paskan bllokuar integrimin e Shqipërisë në Europë. Bllokuesi i europianizimit, pra edhe i integrimit, autokrati që ka përqendruar në duart e njerëzve të tij të gjithë pushtetet, kërkon ta maskojë mungesën e vullnetit për konsensus me opozitën me formën e demokracisë së drejtpërdrejtë që është referendumi.

Toksinat mediatike dhe çështje të tjera

Postuar në 06 Mars, 2013 03:43

Përmasat e humbjeve që pësoi industria e qumështit, pas atyre rezultateve mbi aflatoksinën janë dhe rrezikojnë të mbeten të paqarta. Sigurisht, pakkush prej nesh, përfshi edhe veten time, që u skandalizuam në fillim prej pohimeve të analizave, nuk është se do kemi atak në zemër për miliona eurot që rrezikohen sipas Konfindustrisë. Mirëpo edhe pse ka kaluar shkarazi si lajm i parëndësishëm, sigurisht duhet të kemi brerje ndërgjegjeje për 200 fermerët e fshatit Agim, diku në Fier, që thonë se po e derdhin qumështin dhe se lopët e tyre jetojnë në kullota.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed