Arkiv-Op-Ed

22 vjet pas 2 prillit

Postuar në 03 Prill, 2013 04:04

      “Politika përcakton kush ka pushtetin dhe jo kush zotëron të  vërtetën” – Paul Krugman      

 

 

Shqiptaria, Shkupi, Islami dhe Kimi

Postuar në 31 Mars, 2013 12:57

 

Kim Mehmeti, mu në zemër të Prishtinës, i lëshoi dy teza në eter: Njëra ahistorike, tjetra nënçmuese. Tekstualisht tha (video): «Islami e ka shpëtuar shqiptarinë» dhe pandehu se një pjesë e kosovarëve t’i sulmojnë gjithë ata (duke aluduar logjikisht në botën islame) për të cilët i urdhërojnë amerikanët. Reagimet pro et contra ishin të paraprogramuara. Dhe shkrimtari nga Shkupi reagoi duke thënë se nuk debaton me «buzhalla dhe budalla». Formë e re komunikimi ndërintelektual nga Shkupi?

Vetëm një teke

Postuar në 28 Mars, 2013 03:07

Imazhet e fëmijëve që pinë pak alkool e që thithin pak duhan, nuk i nxjerr vetëm nga arkivi i fëmijërisë sime. Më ka ndodhur edhe vonë të shoh prindër shqiptarë që ia zgjasin gotën e rakisë, ose të uiskit, fëmijës së tyre, madje edhe atyre në moshë fare të vogël, ende pa hedhur hapat e para në jetë; për të mos folur për ata që ia fusin cigaren e ndezur në gojë dhe ia mësojnë tymosjen që në vegjëli. Që efektet e alkoolit janë të rrezikshme për fëmijët, dihet prej kohësh. Mjekët ua ndalojnë rreptësisht alkoolin grave shtatzëna pikërisht për dëmet që mund t’i shkaktojnë fetusit.

Ideologjitë e harruara

Postuar në 25 Mars, 2013 07:36

Në raste pragzgjedhjesh votuesve të thjeshtë u duhet të vrasin mendjen se për kë duhet ta hedhin votën në mënyrë që të përmirësojnë me këtë rast jetën e tyre dhe atë të fëmijëve. Zakonisht gjykohet më shumë ai që është në pushtet, të cilit i maten të mirat e të këqijat. Opozita, aspirantja për pushtet, ka në dorë vetëm një armë: të demaskojë paraardhësin dhe të ngjallë besim te vetja. Arma e politikës në këtë rast janë premtimet elektorale, herë të fryra, herë realiste e herë ëndërrimtare, kjo gjë nuk paska edhe aq fort rëndësi. Gjëja e vetme që ia vlen është të ngjallësh besim.

Për një opozitë më të mirë

Postuar në 24 Mars, 2013 09:01

Duhet të pranojmë se në tërë këta vite, Shqipëria nuk ka patur vetëm qeveri të këqia por edhe forca opozitare që kanë lënë shumë për të dëshiruar. Ja, nuk besoj të ketë në Europën mbarë një Opozitë kaq shumë të favorizuar nga një qeveri rrënuese, sa kjo, që shqiptarët e presin të hiqet mënjanë në fund të qershorit. Është e njohur që niveli i demokracisë së një vendi, varet shumë nga cilësia e kundërshtimit opozitar. Qeveria e këtyre viteve vërtet nuk solli ujë në çezmat e shqiptarëve, por ama e solli atë me bollëk, (si të kish hapur portat e Drinit!), në mullirin e Opozitës.

Jemi të rrethuar

Postuar në 24 Mars, 2013 05:00

 

Shqipëria, ashtu si disa shtete të tjera në Europë është rrethuar nga shqiptarë. Them ashtu si disa shtete në Europë dhe kam parasysh fjala vjen që Franca ka në kufi Gjenevën e Zvicrës ose një rajon të tërë që flet frëngjisht, por që nuk u shkon mendja të njëjtësohen si një komb. Francezët vrapojnë në Gjenevë që të gjejnë ndonjë punë, ndërsa gjenovezët, më saktë studentët ose emigrantët më së shumti, shkojnë në Francë që të bëjnë ndonjë Pazar, sepse atje çmimet janë më të lira, ndërsa në Zvicër jetesa është më e shtrenjtë.

Tërheqja e Berishës nga nacionalizmi

Postuar në 23 Mars, 2013 08:41

 

Rasti Qipro, kur bankat fundosin shtetin

Postuar në 23 Mars, 2013 04:04

Në shkurt të vitit të kaluar, Greqia deklaroi pamundësinë për të paguar 53,5% të borxhit të vet publik. Shteti helen zyrtarizoi pra një falimentim të pjesshmëm duke ngritur sytë nga qielli dhe duke lënë me gisht në gojë kredidhënësit që trokisnin me grushta pas derës.

Një shënim në vëmendje të Artanit dhe Robertit pas një emisioni në TV KLAN

Postuar në 22 Mars, 2013 06:32

Në një nga emisionet Opinion të kësaj jave të B.Fevziut në TV Klan, dy nga të ftuarit Hoxha (Artan) pronar i “Tirana Business University”, dhe Robert Rakipllari kryeredaktori i tanishëm i së përditshmes Panorama ofenduan lexuesit, investitorët dhe stafin e gazetës DITA, duke përdorur epitete fare të pavenda dhe për më tepër jashtë temës dhe kontekstit të emisionit.

Koha që Qipro të largohet nga Eurozona

Postuar në 21 Mars, 2013 07:34

Parlamenti qipriot bëri një gabim fatal. Refuzimi i kushteve për paketën e shpëtimit nga Eurozona dhe FMN, do të ketë pasoja të shumta si për Qipron ashtu edhe për 16 vendet e tjera të Eurozonës. Gatishmëria për t'i dhënë 10 miliardë euro ndihmë bankave qipriote buzë falimentimit dhe shtetit thuajse insolvent, ishte një ofertë bujare e BE-së dhe FMN-së. Por parlamenti në Nikozia, nën trysninë e klientëve të zemëruar të bankave, ndoqi një argumentim thuajse absurd. Nuk ishte fjala për ta vendosur Qipron nën sundimin e një fuqie të huaj apo për të realizuar interesa gjermane për pushtet.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed